Rusia dhe vendet e NATO-s do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi për kapjen e objektivave ajrore. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në NATO, Aleksandër Grushko.

0"Këto manovra kanë për qëllim praktikimin e bashkëveprimit në luftën kundër terrorizmit në terren, në ajër dhe në det. Ne do të krijojmë një sistem, i cili do të lejojë kapjen e avionëve, të cilët nuk u binden urdhërave nga terreni, në marrëdhënie me të cilin ekziston dyshimi se është kapur nga terroristët", - tha Aleksandër Grushko.