Shkarko audiofailin

Pak kohë më parë botimi rumun me ndikim “Contidianul” konstatoi: Rumania ka nivelin më të ulët të marrëdhënieve me Rusinë nga të gjitha vendet e BE-së. S’ke çfarë të thuash në këtë rast. Ky është një fakt me të vërtetë për të ardhur keq dhe unë do të doja të kuptoja se cila është arsyeja?

Në rrethin e ngushtë të Presidentit Traian Bashesku shpesh dëgjohen kritika në adresë të politikës së jashtme të Rusisë. Nuk u erdhi aspak për mide emërimi i Dimitri Rogozin-it si Përfaqësues i posaçëm i Rusisë në Transnistria dhe pasoi menjëherë deklarata, sikur “është hedhur dorashka për duel, të cilën Rumania duhet ta ngrejë nga toka". Ose Këshilltari i Presidentit rumun për çështjet e sigurisë kombëtare vërsulet me akuza në adresë të Moskës, e cila, siç beson ai, po përpiqet për të rikrijuar tani Bashkimin Sovjetik. Dhe aty për aty nga goja e tij tingëllon pothuajse kërcënimi: "Këtë do të duhet ta paguani".

Si ndikojnë eskapada të tilla në marrëdhëniet ruso-rumune? Situatën e krijuar e komenton Drejtori i Departamentit të katërt Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Masllov:

- Ç’është për të adhur keq, në vitet e fundit retorika armiqësore në adresë të Rusisë ka tingëlluar vazhdimisht nga Bukureshti. Por jeta ka treguar tashmë: qëndrimi konfrontues është krejtësisht kundërproduktiv. Prandaj nuk është për t'u habitur aspak që mbi një themel të tillë bashkëpunimi ynë është stopuar në në të gjitha fushat. Megjithatë, klima politike tani po ndryshon në mënyrë të ndjeshme. Ne po marrim sinjale të qarta nga partnerët rumunë, që transmetojnë interesin e tyre në përmirësimin e marrëdhënieve, në intensifikimin e dialogut rreth një axhende pozitive. Një qasje pragmatike ndaj zhvillimit të lidhjeve dypalëshe, pa paragjykime dhe stereotipe, do t’i përgjigjej për mrekulli interesave të të dy vendeve, do t’i jepte një impuls të mirë bashkëpunimit në të gjitha fushat. Jemi mëse të bindur se e ardhmja i takon kësaj qasjeje. Meqë ra fjala, këtë vit do të shënohet 10 vjetori i Traktatit themelor politik ruso-rumun dhe 135 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Një arsye e mirë kjo për analizën e përbashkët të asaj që është bërë dhe çfarë duhet të bëhet.

Analistët përpiqen të parashikojnë: kur do të përfundojë “Epoka e Akullnajave” (angl. "Ice Age") në marrëdhëniet ruso-rumune? Me sa duket, kjo varet edhe nga intensiteti i shkëmbimit të ndërsjelltë të informacionit. Ndërsa mbi interesin e gjallë të audiencës rumune ndaj njoftimeve nga Moska mund të gjykohet nga vëmendja e përqendruar ndaj faqes (site) rumune të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", të cilës i dha një intervistë ekskluzive madje edhe vetë Presidenti Traian Bashesku. Tema e popullaritetit të jashtëzakonshëm që gëzojnë midis rumunëve programet e "Zërit të Rusisë" u prek para pak kohësh në intervistën e Ambasadorit rus në Rumani, Oleg Malginov, me edicionin online Romania libera. Ai shprehu "habi të madhe" nga shtrimi i një pyetje të tillë. Dhe vuri në dukje se ka media të tjera shumë më popullore ruse ... Kurse për atë vetë Radiostacioni ynë, faqja jonë e Internetit nuk janë fare të njohura. "Fjalët e Ambasadorit rus, si gjithmonë, u keqinterpretuan, sqaron situatën e krijuar bashkëbiseduesi ynë, Kreu i Departamentit të katërt Evropian të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Andrei Masllov. Sigurisht, në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk ekziston një mendim i tillë përkatësisht "Zërit të Rusisë". Ne e respektojmë Radiostacionin tuaj si burim profesional, serioz dhe autoritativ i informacionit".