Anëtarja e dënuar me burgim e grupit punk “Pussy Riot”, Maria Aljohina, është hospitalizuar në infermierinë e kampit të korrektimit penal, ku ajo po vuan dënimin e saj, pas një jave greve urie në shenjë proteste kundër mospranimit në seancën gjyqësore të kërkesës së saj për lirim me kusht.

0Pjesëmarrëset e grupit “Pussy Riot” Maria Aljohina, Nadjezhda Tollokonnikova dhe Ekaterina Samuceviç u dënuan me nga dy vjet riedukim në një kamp korrektimi për lutjen punk "O Shën Mari Hyjlindëse, dëboje Putinin!" në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë. Më vonë Ekaterina Samuceviç ia zëvendësuan dënimin në lirim me kusht.