Ish-Lideri i organizatës terroriste egjiptiane "Xhihadi Islamik", Nabil Naeem, deklaroi se themeluesi dhe lideri i organizatës "Al-Qaeda", Osama bin Laden, nuk u vra nga forcat speciale amerikane. Sipas versionit të Nabil Naeem, amerikanët vetëm sa e plagosën Osama bin Laden në kofshë, pas kësaj ai detonoi "rripin e shahidit" (kamikazes).

"Trupi i Osama bin Laden u bë copa-copa - në mënyrë të tillë që amerikanët nuk kishin mundësi për ta identifikuar atë", - tha Nabil Naeem. Ai pohon se këtë version të vdekjes së Terroristit №1 ai e dëgjoi nga një person i rrethit të ngushtë të Osama bin Laden.

0"Zbulimi amerikan planifikonte ta kapte të gjallë atë, por u gabua rëndë. Bin Laden donte të ruante të gjitha sekretet e tij dhe i mori ato me vete", - deklaroi Nabil Naeem.