Aktivistët e opozitës siriane pohojnë se ata kanë në duar prova faktike të masakrës së kryer nga forcat qeveritare në qytetet bregdetare Baniyas dhe Al-Bayda.

Në maj Damasku njoftoi se në këto qytete është kryer një operacion antiterrorist. Dëshmitarët okularë tregojnë për brutalitetin, egërsinë e pabesueshme të ushtrisë. Refugjatët nga zonat bregdetare tregojnë se trupat e grave dhe fëmijëve shtriheshin në rrugë, të mbledhur në një grumbull.

0Në botë po rritet shqetësimi në lidhje me faktin se niveli i armiqësisë në Siri kërcënon stabilitetin e gjithë rajonit.