Më 27 maj gjatë një koncerti në Kopenhagen këngëtares së muzikës pop Beyonce i ra me shpullë në mollaqe një fans, të cilit ajo iu afrua për t'i dhënë mundësinë të këndojë së bashku me të një pjesë të refrenit të këngës "Irreplaceable".

Këngëtarja ruajti gjakftohtësinë dhe u soll në mënyrë absolutisht të qetë. Ajo tha në mikrofon se shumë shpejt fansin e saj do ta nxjerrin nga salla e koncertit. Por nuk dihet nëse u bë apo jo një gjë e tillë. Vetë këngëtarja vazhdoi performancën e saj.

Koncerti i Beyonce në Kopenhagë u zhvillua në kuadër të turneut të saj "The Mrs. Carter Show".