Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzoi kanalin televiziv amerikan CNN për tentativën e ndërmarrë me qëllim të destabilizimit të situatës në vend dhe nxitjen e një grushti shteti.

"CNN në gjuhën spanjolle është një rrjet, i cili kontrollohet nga njerëz që kërkojnë të destabilizojnë situatën dhe bëjnë haptazi thirrje për një grusht shteti në Venezuelë", - deklaroi Nicolas Maduro në një emision të televizionit shtetëror.

0Ai tha se kanali televiziv "pikturon në mënyrë të shtrembëruar jetën politike dhe sociale të Venezuelës" dhe bën gjithçka të mundur që imazhi i vendit të duket sa më keq.