Gjatë dy javëve të fundit në Izrael është rritur ndjeshëm kërkesa për maska kundragaz. Ky fakt lidhet me druajtet e popullsisë së vendit se lufta civile e Sirisë mund të prekë shtetin hebre.

Të dielën që kaloi, më 26 maj, "Kompania Postare Izraelite" shiti një sasi rekord të maskave kundragaz dhe komplete të pajisjeve mbrojtëse personale - 4730. Treguesi në fjalë e tejkalon më shumë se dyfish vëllimin normal të shitjeve.

0Shqetësimin e banorëve të Izraelit e ndez akoma dhe më shumë zhvillimi i stërvitjeve ushtarake në vend me pjesëmarrjen e popullsisë civile.