Policia e Malajzisë njoftoi se në lumin në ishullin Borneo është përmbysur një anije dhe shumica e pasagjerëve që ndodheshin në bordin e saj janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas njoftimit të autoriteteve, në bordin e anijes ndodheshin më shumë se 100 pasagjerë, shifër kjo 1/4 herë më e lartë se numri i lejuar i pasagjerëve.

0Pasagjerët ishin duke u kthyer nga një festival kur anija u përplas me një shkëmb nënujor dhe u përmbys.