Më shumë se 100 persona të moshës nga 4-17 vjeç kanë ndërruar jetë në Benin nga një sëmundje e panjohur. Për këtë njoftoi sot televizioni lokal. Sipas të dhënave të gazetarëve, shkencëtarët ende nuk po munden ta identifikojnë dot sëmundjen, epidemia e të cilës shpërtheu rreth një muaj më parë.

0Më shumë nga të gjithë është prekur rajoni Dangbo, që ndodhet 50 km në juglindje të kryeqytetit ekonomik të shtetit të Afrikës Perëndimore, Cotonou. Të prekurve nga sëmundja u janë vënë re të vjella të rënda të shoqëruara me gjakderdhje. Një pjesë e të sëmurëve ndodhen në gjendje kritike.