Kompromisi i arritur pas takimit 14-orësh të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së "nuk e nderon Evropën". Këtë opinion shprehu sot Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, Emma Bonino.

"Më shumë zhgënjim shkakton jo dhe aq përmbajtja e marrëveshjes, se sa përpjekja për të nacionalizuar disa kompetenca", - tha ajo.

0Ministrja italiane deklaroi se del kategorikisht kundër furnizimit të opozitës siriane me armë. "Vendimin, sigurisht, mbetet ta marrë qeveria, por unë do t’ja parashtroj qëndrimin tim Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes të vendit", - përfundoi ajo.