Belgjika nuk do të furnizojë me armë rebelët sirianë pas heqjes së embargos. Për këtë deklaroi sot Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Didier Reynders.

"Ne kemi vendosur të mos furnizojmë armë në Siri, përderisa nuk kemi asnjë garanci se ato do të bien në duar të sigurta, domethënë në duart e opozitës së moderuar", - tha ai.

Ministri shprehu keqardhjen e tij që BE-ja nuk mundi të arrinte në një marrëveshje lidhur me çështjen e furnizimit të armëve në Siri.

0"Pozicionet e vendeve paraqiten shumë të ndryshme, disa donin të shfuqizonin komplet embargon, të tjerat dëshironin që ajo të mbetej e pandryshuar. Tani çdo shtet do të vendosë vetë për këtë çështje”, - deklaroi Didier Reynders.