Pheniani ka shprehur gatishmërinë e vet për të pranuar delegacionin e sipërmarrësve nga Koreja e Jugut në Zonën e përbashkët industriale Kaesong për zhvillimin e bisedimeve mbi rifillimin e punës normale atje.

Qeveria e Koresë së Veriut deklaron se delegatët do të jenë në siguri të plotë, por nuk shpreh ndonjë dëshirë të madhe për zhvillimin e bisedimeve mbi të ardhmen e kompleksit industrial në nivel qeveritar, siç kërkohet nga Seuli.

Puna në kompleksin industrial Kaesong u ndërpre në prill si rezultat i përshkallëzimit të konfliktit në Gadishullin Korean.