Kisha Katolike në Venezuelë deklaroi se i kanë mbaruar rezervat e verës dhe se ajo që ka mbetur nuk mjafton për përfundimin e shërbesës fetare.

Kisha deklaron se një situatë e tillë vjen si rezultat i mungesës në vend të një sërë produkteve, gjë kjo që detyroi prodhuesin e vetëm të verës në vend të ndërpresë shitjen e kësaj pije Kishës.

0Opozita e lidh difiçitin e ushqimeve, duke përfshirë këtu edhe verën, me kontrollin e rreptë shtetëror të ekonomisë dhe mospërputhjen e prodhimit me nevojat e popullsisë. Megjithatë, qeveria deklaron se mungesa e një sërë produkteve ushqimore është e lidhur me komplotin e politikanëve të opozitës.