Autoritetet kineze ranë dakord të quajnë "shampanjë" vetëm ato pije, të cilat janë prodhuar në Francë. Për këtë thuhet në njoftimin zyrtar të bërë për shtyp të “Comité Interprofessionnel du Vin de Champagne” (CIVC) - organizatës franceze, e cila përfaqëson interesat e prodhuesve të shampanjës.

Në Kinë me markën (brand) "Champagne" shiten jo vetëm verëra të gazuara, por edhe pije freskuese, qirinj dhe lodra për qentë.

Vendimi në Kinë u morr në sfondin e rritjes në vend të shitjeve të shampanjës. Nëse në vitin 2001 në Kinë janë shitur 50 mijë shishe, në vitin 2012 numri i tyre ka arritur në më shumë se 2 milionë.