Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Ya’alon, deklaroi se sistemet raketore ruse të mbrojtjes kundërajrore "S-300" (russ. “C-300”), të planifikuara për t’u furnizuar në Siri, nuk e kanë lënë akoma territorin e Rusisë.

Ndërkohë ai vuri në dukje: "Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, nëse ato, mos e dhëntë Zoti, do të furnizohen në Siri, ne e dimë se si duhet të veprojmë".

Detajet e veprimeve të Izraelit në këtë rast Ministri nuk i bëri të ditura. Megjithatë, nuk kanë qenë të vetme rastet kur Izraeli ka shkatërruar armët potencialisht të rrezikshme për atë të fqinjëve, përpara se ato të vihen në dezhurn luftarak.