Teherani i ka dhënë Damaskut dy linja kredie me shumë të përgjithshme 4 miliardë dollarë, njoftoi Kreu i Bankës Qendrore të Sirisë, Adib Mayala.

"Irani, duke vazhduar të ofrojë mbështetjen e vet për Sirinë, hapi një linjë kredie prej 1 miliard dollarësh për të financuar importin e mallrave të konsumit dhe një linjë të dytë kredie prej 3 miliardë dollarësh për financimin e blerjes së naftës dhe nënprodukteve të saj", - tha Adib Mayala.

Në prill Adib Mayala në një intervistë për Agjencinë Reuters deklaroi se përveç Iranit, Siria po zhvillon bisedime për marrjen e kredive nga Rusia. Sipas fjalëve të tij, humbjet ekonomike të Sirisë për dy vite luftë kanë arritur në rreth 25 miliardë euro.