Hakerët i vodhën SHBA-së projektet e një sërë sistemeve, të cilat përbëjnë bazën e Mbrojtjes amerikane antiraket. Për këtë, siç shkruan gazeta “The Washington Post”, flitet në raportin e Këshillit Shkencor të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së.

Në duart e hakerëve kanë rënë të dhënat mbi komplekset raketore të mbrojtjes kundërajrore “Patriot PAC-3”, komplekset antiraket “THAAD” dhe sistemin e informacionit dhe komandimit të dislokimit në anije “Aegis”. Përveç kësaj, u vodhën edhe të dhënat e gjuajtësve të kuvertës “F/A-18 Super Hornet”, të gjuajtësve të avancuar “F-35” etj.

0Këshilli Shkencor i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së nuk ia hodhi fajin për vjedhjen e informacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë Kinës, por përfaqësuesit e Pentagonit deklaruan se fjalë bëhet pikërisht për fushatën e Kinës, që synon vjedhjen e sekreteve ushtarake amerikane.