Gjuajtësi i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së “F-15” ka rënë sot në det në afërsi të rajonit të ishullit jugor japonez Okinawa. Për këtë njoftoi në një konferencë të rregullt për shtyp në Tokio Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit të Ministrave, Yoshihide Suga.

Gjuajtësi i rrëzuar i bazës së Forcave Ushtarake Ajrore "Kadena" në Okinawa merrte pjesë në stërvitjet mbi Detin e Kinës Lindore. Ai ra në ujë në lindje të ishullit rreth orës 09:00 sipas kohës lokale. Piloti nuk u lëndua. Për shkaqet e aksidentit nuk ka ende asnjë njoftim.