Ministria ruse e Mbrojtjes ka porositur prodhimin e një automjeti special me zinxhirë që mund të përdoret për evakuimin e komandës së lartë ushtarake nga zona e rrezatimit bërthamor dhe përdorimit të armës kimike.

Automjeti evakuues destinohet të mbrojë pasagjerët nga të shtënat me armë të vogla, granatahedhësit dhe nga minat tokësore, ndërsa rezistenca e tij duhet të jetë jo më pak se 36 orë në një zonë me rrezatim.

Automjeti do të jetë i pajisur me mjete të ndërlidhjes për sigurimin e komunikimit me udhëheqjen e Rusisë dhe trupat strategjike. Brenda në makinë do të ketë WC dhe vend për të pushuar. Për monitorimin e hapësirës rreth e përqark automjeti do të pajiset me kamera me fushëpamje 360 gradë.

Detaje të tjera në lidhje me makinën e re nuk bëhen të ditura ende.