Në Ankara disa ekstremistë islamistë sulmuan një grup të rinjsh, të cilët po putheshin në shenjë proteste kundër rregullave që ndalojnë puthjet në vendet publike.

Rreth 100 çifte u mblodhën në stacionet e metrosë të kryeqytetit dhe po putheshin në të njëjtën kohë, kur u sulmuan nga një grup islamistësh. Si rezultat, një person nga protestuesit u ther me thikë.

Turqia konsiderohet një shtet laik, por qeveria e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan ka ndërmarrë tashmë një sërë masash, në të cilat kundërshtarët e Kryeministrit vërejnë përpjekje të dukshme për vendosjen e sundimit islamik në vend.