Më 27 maj Ministria e Mbrojtjes e Rusisë vuri në gatishmëri të lartë luftarake trupat e armatosura pas alarmit për zmbrapsjen e një sulmi ajroro-kozmik.

Ushtria u vu në gatishmëri të lartë luftarake në kuadër të një kontrolli të papritur. Në stërvitjet që do të zgjasin 3 ditë marrin pjesë trupat e mbrojtjes ajroro-kozmike, aviacioni i distancave të largëta si dhe aviacioni i transportit ushtarak. Në bazë të alarmit u vunë në gjendje gatishmërie të lartë 8700 ushtarakë, 185 avionë luftarakë dhe 240 automjete të blinduara. Për këtë njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valeri Gerasimov.