Policia tajlandeze po heton shkaqet e shpërthimit të ndodhur në kryeqytetin e vendit, Bangkok, si pasojë e të cilit u plagosën të paktën 7 persona. Shtypi lokal presupozon se bëhet fjalë për një bombë artizanale.

Shpërthimi ndodhi të dielën në mbrëmje në një rrugë me lëvizje shumë të gjallëruar. Bomba ishte fshehur në një kazan plehrash. Në vendin e shpërthimit janë zbuluar gjurmë baruti si dhe gozhda që u përdorën si elemente për forcimin e efektit goditës të mekanizmit shpërthyes.

Dy persona të plagosur janë në gjendje të rëndë. Shpërthimi dëmtoi dy godina dhe disa kioska të vendosura anës rrugës.