Të dielën në shtetin amerikan të Texas-it një djalë me origjinë nga Karolina e Veriut hapi zjarr me armë, duke vrarë një person dhe plagosur 5 të tjerë, përfshirë edhe një sherif.

23-vjeçari ndërmorri një seri sulmesh ndaj banorëve në disa qendra të banuara pranë Dallas-it para se të vritej në një shkëmbim zjarri me policinë.

"Pushkatari" ishte i armatosur me një çifte gjuetie dhe një pistoletë. Ai kishte me vete qindra fishekë. Motivet e veprimit të tij mbeten të panjohura.

Sipas njoftimit të gazetës “The San Angelo Standard Times”, të gjithë të plagosurit, përveç sherifit, tashmë kanë dalë nga spitali. Por jeta e sherifit fatmirësisht është jashtë rrezikut.