Drejtuesit e Hekurudhave gjermane (Deutsche Bahn) do të përdorin minihelikopterë pa pilot për lufën kundër "piktorëve" të grafiteve në vagonat e trenave në vend.

Kompania në javët e ardhshme do të fillojë testimin e helikopterit të parë pa pilot, të pajisur me një kamera, e cila destinohet të gjurmojë personat që vizatojnë me bojra dhe t’i fotografojë ata. Aparati fluturues punon pothuajse pa zhurmë, kështu që do të jetë e vështirë që ai të vihet re.

Arsyeja për aplikimin e teknologjive të reja u bënë humbjet e mëdha që pëson Deutsche Bahn për pastrimin e vagonëve nga grafitet dhe identifikimin e autorëve. Vetëm gjatë vitit 2012 kompanisë iu desh të shpenzonte për këtë qëllim 7.6 milionë €.