Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, ka kërkuar nga vendet, të cilat kanë në përbërje të armatimeve të veta aparate fluturuese pa pilot, të garantojnë se ato do të përdoren në përputhje me respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Tani, sipas Lideres së të drejtave të njeriut të OKB-së, vetëm transparenca gjatë përdorimit të armatimeve të tilla nuk është më e mjaftueshme, gjë kjo që shkakton lindjen e pikëpyetjeve në lidhje me vlefshmërinë e përdorimit të tyre.

Sulmet ajrore të forcave të armatosura amerikane me ndihmën e avionëve pa pilot janë bërë subjekt i kritikave të ashpra nga ana e aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe disa shteteve, të tillë si Pakistani, i cili akuzon Uashingtonin për shkeljen e sovranitetit të vendit.