Mediat libaneze dhe burimet e shërbimeve të sigurisë njoftuan se nga jugu i vendit është lëshuar një raketë. Mbetet ende e paqartë se kush mund ta ketë lëshuar raketën dhe ku ka rënë ajo.

Lëshimi i raketës u dëgjua në qytetin libanez të Marjayoun, 10 km nga kufiri me Izraelin.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defence Forces, IDF) njoftuan se po hetojnë njoftimet e banorëve të qytetit të Metula rreth faktit se ata kanë dëgjuar një shpërthim.

Incidenti ndodhi në sfondin e tensioneve në rritje në rajon për shkak të luftës civile në Siri.