Shiitët irakianë, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së këtij vendi, janë ingranuar në mënyrë aktive në luftën civile në Sirinë fqinje në mbështetje të regjimit në pushtet, shkruan botimi “The Washington Post”.

Shiitët irakianë, zakonisht, shkojnë në Siri nëpërmjet Iranit, nga ku për në Damask deri tani fluturojnë rregullisht aeroplanët. Autoritetet siriane u mundësojnë vullnetarëve irakiane pajisjen me uniformën e ushtrisë së qeverisë, me armë dhe u japin atyre automjete të blinduara.

Siç njoftohet, më parë shiitët irakianë e kanë fshehur përfshirjen e tyre në luftën civile siriane, por pas deklaratave publike të grupit terrorist sunit "Al-Qaeda" mbi mbështetjen prej tij të rebelëve në Siri, për shiitët nuk ka më asnjë kuptim të fshehin veprimet e tyre në të ardhmen.