Gjykata në Siçili nisi shqyrtimin e çështjes (rastit) të ngritur kundër politikanëve italianë, oficerëve të policisë dhe autoriteteve kriminale, të cilët akuzohen për negociata të fshehta mes tyre pas vrasjes në vitin 1992 të një gjyqtari, i cili luftoi mafian.

Sipas versionit të prokurorëve, të pandehurit kanë rënë dakord në lidhje me faktin që autoritetet do të tregohen më të buta ndaj mafias, e cila në këmbim do të ndalojë vrasjet e tilla.

Ndër të akuzuarit është edhe ish-Ministri i Punëve të Brendshme i Italisë, Nicola Mancino.