Autoritetet e Filipineve deklaruan se grupi rebel komunist ka vrarë 7 policë në një pritë.

Kryengritësit e organizatës komuniste "Ushtria e Re Popullore" vendosën një minë tokësore në itinerarin që ndjekin forcat speciale të policisë. Pas detonimit të minës rebelët hapën zjarr mbi policët.

Dhjetra mijëra njerëz janë vrarë nga komunistët që nga koha kur 40 vjet më parë ata filluan kryengritjen. "Frontet e partizanëve" të “Ushtrisë së Re Popullore” vazhdojnë të operojnë në dhjetëra krahina.