"Palmën e Artë" ("Palme d'Or") të edicionit të 66-të të Festivalit të Filmit të Kanës, ceremonia e mbylljes së të cilit u zhvillua të dielën, e fitoi filmi i Abdellatif Kechiche "La Vie d’Adele - Chapitre 1 & 2" - një rrëfim dashurie mes lezbikesh. Në ekranet e kinemave botërore filmi do të shfaqet nën titullin "Blue is the Warmest Colour".

Festivali Kinematografik Ndërkombëtar i Kanës u zhvillua nga data 15-26 maj. Në fazën kryesore të tij konkurruan 20 filma. Fatin e tyre e vendosi juria, e cila u kryesua nga Steven Spielberg.