Në Australi, dezhurni i spitalit, i cili është fajësuar për faktin se zjarri që mori jetët e 11 pacientëve të moshuar filloi për shkak të tij, e pranoi fajësinë e vet.

Roger Dean kishte dezhurnin në një spital në New South Wales në nëntor të vitit 2011, kur në të ra zjarr. Asokohe 3 persona vdiqën në vend, ndërsa 8 të tjerë humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Në Gjykatën Supreme në Sidney Roger Dean pranoi se për faj të tij humbën jetën 11 persona dhe u lënduan rëndë 8 të tjerë.