Në lindje të Anglisë në qytetitn Grimsby janë arrestuar dy persona si të dyshuar për tentativë zjarrvënie në një xhami, në të cilën ndodheshin shumë besimtarë.

Sulmi ndaj xhamisë ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës. Brenda në ndërtesë u hodhën tre shishe me lëndë djegëse (kokteje Molotov). Imami dhe besimtarët i shuan gjuhët e flakëve me ndihmën e bombolave të posaçme për fikjen e zjarrit. Si rezultat i incidentit nuk u lëndua askush, godina pësoi disa dëmtime të pakonsiderueshme.

Dy të rinj, të cilët dyshohen për zjarrvënien, u arrestuan dhe më pastaj u liruan me kusht.

Armiqësia ndaj myslimanëve shpërtheu në Angli pas vrasjes në mënyrë brutale të mërkurën e kaluar të ushtarakut Lee Rigby nga fanatikët islamistë.