Kina mori tashmë anijen e parë nga dy anijet e vogla të desantit të porositura në Ukrainë të projektit 12322 "Bizon" (russ. “Зубр”).

Kontrata për furnizimin e dy anijeve të desantit të projektit 12322 u nënshkrua në vitin 2009, kostoja e marrëveshjes ishte 315 milionë $.

Anijet e projektit 12322 janë të afta të transportojnë deri në 555 ton ngarkesa dhe të arrijnë shpejtësinë deri në 60 nyje detare, distanca e lundrimit të tyre është 300 milje.

"Bizon" është i armatosur me dy komplekse artilerike me kalibër 30 mm dhe dy pajisje lëshimi për raketa 140-mm të pakomanduara.

Anija është projektuar për transportimin e tre tankeve me peshë totale 150 ton ose 10 makinave të blinduara me peshë të përgjithshme 131 ton, plus 140 ushtarakë të desantit.