Autoritetet e Greqisë u vunë veshin dëshirave të kompanisë ruse “Gazprom”, e cila pretendon të blejë kompaninë greke të gazit DEPA, dhe ndryshuan kushtet e privatizimit të aktivit.

“Gazprom” zhvilloi bisedime me qeverinë greke, me qëllim të përmirësimit të kushteve të blerjes së kompanisë “DEPA”, duke shfrytëzuar faktin se është e vetmja kompani e madhe që dëshiron ta blejë atë.

Greqia rreth 90% të gazit natyror që konsumohet prej saj e merr nga Rusia dhe në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se me blerjen e kompanisë DEPA Rusia do të forcojë dominimin e vet në tregun e gjithë rajonit dhe mund të rrisë çmimet.