Kryetari i Bordit të Drejtorëve të kompanisë Google, Eric Schmidt, ka refuzuar të heqë materialin ekstremist nga rezultatet e motorit të kërkimit. Ai shpjegoi se kompania nuk mund të izolojë "të keqen" dhe ta largojë atë. "Kjo është një rrugë e rrëshqitshme. Ku do të ndalemi ne?" - tha Eric Schmidt. Prandaj Google vendosi të indeksojë çfarëdo lloj informacioni ligjor, madje dhe nëse ai është i pështirë.

Në prag anëtari i parlamentit britanik Paul Flynn i bëri thirrje kompanisë Google të heqë nga rezultatet e motorit të kërkimit link-et që adresojnë vizitorët në faqet e Internetit të organizatës islamike "Al-Shabab" dhe të tjerave si ajo. Ky grup është i lidhur me "Al-Qaeda" dhe vepron në Somali.