Shkencëtarët kanë gjetur një përdorim të ri të Graphene-it. Në bazë të këtij materiali u arrit të krijohet një lazer pulsues (angl. pulsed laser). Detajet e këtij zbulimi mund të gjenden në revistën "Optics Express".

0Llogaritjet tregojnë se Graphene mund të përdoret me shumë sukses për gjenerimin e impulseve në çdo gjatësi vale, si në diapazonin e afërt me rreze infra të kuqe, ashtu dhe në një diapazon të dukshëm. Me fjalë të tjera, në bazë të Graphene-it mund të krijohen lazera pulsues të ngjyrave të ndryshme, ndërkohë që gjatë kësaj nuk do të jetë e nevojshme që materiali t’i nënshtrohet përpunimit suplementar.