Shkarko audiofailin

Në Konferencën Ndërkombëtare për Sigurinë Europiane, e cila u mbajt pak kohë më parë në Moskë, u ngrit përsëri për diskutim çështja e vendosjes së raketave interceptore në territorin e Rumanisë. Dhe madje është shprehur mendimi se ka humbur aktualitetin e vet nevoja e krijimit të etapës së dytë të sistemit evropian të mbrojtjes antiraket (MAR), në veçanti, fragmenti rumun i saj. Nëse do të merren parasysh argumentet e sjella, kjo mbetet edhe një pikëpyetje tjetër.

Por megjithatë krejtësisht evidente është diçka tjetër - elementet e mbrojtjes antiraketore amerikane janë një "ngacmues i përhershëm, suplementar në marrëdhëniet ruso-rumune". Kjo është deklaruar në një intervistë me "Zërin e Rusisë" nga Drejtori i Departamentit të katërt Evropian të MPJ-së ruse Andrei Masllov:

- Krijimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Evropë prek drejtpërsëdrejti interesat vitale të sigurisë së Rusisë. Shqetësimet, preokupimet dhe argumentet tona mbi këtë pikë në mënyrë të përsëritur dhe mjaft të detajuar janë parashtruar në një shumëllojshmëri formatesh, duke përfshirë edhe kontaktet bilaterale me partnerët rumunë. Por deri më sot, për fat të keq, nuk po mund të arrihet dot ndonjë progres në dialogun që ka të bëjë me tematikën e mbrojtjes antiraket. Në këtë situatë pjesëmarrja aktive e Bukureshtit në realizimin e këtij projekti është një ngacmues suplementar në marrëdhëniet ruso-rumune.

Në intervistën e vet të paradokohshme Ambasadori rus në Bukuresht, Oleg Malginov, përmendi mundësinë e konvertimit të elementeve të sistemit të mbrojtjes antiraket në "objektiva, shënjestra" për Federatën Ruse. Shtypi lokal reagoi në mënyrë fort të bujshme ndaj fjalëve të tij, kurse disa analistë kanë filluar bile të konfirmojnë se, gjoja, "Rusia de facto po e kërcënon Rumaninë me luftë". Kjo çështje u diskutua në mënyrë të veçantë gjatë takimit të fundit të Këshillit NATO-Rusi nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve. “Keqkuptimi” (misunderstanding), siç u shpreh Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, sikur u ezaurua. Ndërsa homologu i tij Titus Corlatean (rum.Titus Corlățean) përsëri siguroi se "sistemi i mbrojtjes antiraket, për krijimin e të cilit ne po punojmë aktualisht, ka një karakter ekskluzivisht mbrojtës. Dhe kurrë nuk duhet të shkaktojë ndonjë shqetësim të vërtetë për palën tjetër". Andrei Masllov komenton si vijon:

- Deklaratat dhe konfirmimet verbale në lidhje me natyrën difensive të sistemit të mbrojtjes antiraket nuk mund të eliminojnë kurrsesi shqetësimet tona, sepse ekziston një ndërlidhuri e pandashme mes sistemeve strategjike ofensive dhe difensive (mbrojtëse). Zbatimi i projektit në perspektivë afatgjatë nuk mund të mos ndikojnë negativisht në efektivitetin e potencialit frenues bërthamor të Rusisë. Prandaj sistemi i mbrojtjes antiraket në versionin e tij të plotë, pa dhënien e garancive ligjore të kërkuara nga Rusia, konsiderohet nga ne si një sfidë që kërkon përgjigje adekuate.