Moska shpreson shumë që thirrja e Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, për mbylljen e burgut të Guantanamos të pasohet nga veprime reale, thuhet në një deklaratë në mikroblogun në “Twitter” të Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Konstantin Dollgov.

"I duhej dhënë fund prej kohësh praktikës së pamoralshme të shkeljeve masive të të drejtave të njeriut në këtë burg", - shkruan Ombudsmeni rus.

Barack Obama doli në prag me një fjalim programativ, në të cilin ai preku çështjen e Guantanamos. Ai ka premtuar ta mbyllë këtë burg në Kubë, ku mbahen të ngujuar pa gjyq shtetas të huaj të dyshuar për përfshirje në terrorizëm, që gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2008.