Rusia kremton sot Ditën e Shkrimit dhe të Kulturës sllave. Në lidhje me festimet e rastit në të gjithë vendin po zhvillohen aktivitete nga më të ndryshmet. Kulminacion i tyre do të bëhet koncerti me pjesëmarrjen e më shumë se 30 koreve, si dhe orkestrave simfonike dhe frymore në mbrëmje në Sheshin e Kuq në Moskë, njoftuan në Bashkinë e qytetit.

Dita e Shkrimit dhe e Kulturës sllave i dedikohet ditës përkujtimore të vëllezërve Kirill dhe Methodi - krijuesve të alfabetit sllav dhe predikuesve të krishterimit. Ata nderohen si shenjtorë si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim.