Pala ruse do të marrë mbi vete financimin e sektorit serb të "South Stream" (ndryshe “Rrjedha Jugore”) me vlerë prej 1.7 miliardë euro dhe është e gatshme të investojë në vitet e ardhshme edhe 1.5 miliardë euro më shumë, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin pas bisedimeve me homologun e tij serb Tomisllav Nikoliç në Soçi.

Fillimi i ndërtimit të seksionit të Serbisë është planifikuar për në fund të këtij viti, rikujtoi ai.

0Duke folur mbi Kosovën, Vladimir Putin përsëriti faktin se do të mbështesin Serbinë në bisedimet e saj në lidhje me këtë çështje me nevojën për mbështetje në vendimet e OKB-së.