Rreth 150 turistë rusë nuk mundën të fluturojnë dot ditën e enjte për pushime në Greqi, pasi konsullata greke në Moskë nuk u dha atyre vizat në kohë për shkak të një problemi teknik me serverin në Athinë.

0Siç njofton Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë ditën e premte, ofrohen variante të ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi, për shembull, të ndryshohet data e udhëtimit turistik ose të ndryshohet vendi i pushimeve - në vend të Greqisë turistët të dërgohen në Qipro.