Disa të burgosur u vranë dhe u plagosën sot pasi militantët e opozitës siriane qëlluan me predha mortajash burgun qendror të qytetit Aleppo, njoftojnë mediat vendase.

Ditën e mërkurë rebelët ndërmorrën një përpjekje të pasuksesshme për marrjen nën kontroll të burgut. Ata përdorën makina bombë për të çarë murin rrethues të burgut. Ndërkohë në timonin e këtyre makinave ndodheshin terroristë-kamikazë.