Numri i popullsisë së Rusisë është stabilizuar për shkak të rritjes së lindshmërisë, deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitri Medvediev.

Duke folur në një takim të bordit të Ministrisë së Shëndetësisë, ai e quajti rritjen e lindshmërisë një arritje shumë të rëndësishme. Sipas fjalëve të tij, ky rezultat, në një farë mënyre, dëshmon edhe përmirësimin e mjekësisë riprodhuese.

Vitin e kaluar në Rusi për herë të parë në 20 vitet e fundit është shënuar rritja e popullsisë.