Pas tërmetit që ra në Detin Ohotsk, në bregdetin e Lindjes së Largët të Rusisë nuk përjashtet mundësia e përsëritjes së lëkundjeve nëntokësore, deklaroi sot Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë, Vladimir Puçkov.

0"Lëkundje, natyrisht, do të ketë", - tha ai, duke iu përgjigjur kërkesës për të komentuar situatën e krijuar pas tërmetit në Kamçatkë, lëkundjet nëntokësore të të cilit u ndjenë në disa pjesë të vendit, duke përfshirë edhe Moskën.