Kompania ruse "Rosneft" dhe ajo e Venezuelës “PDVSA” nënshkruan një marrëveshje për krijimin e një sipërmarrje të përbashkët për zhvillimin e vendburimit të madh të naftës në pellgun e lumit Orinoko. Dokumenti u nënshkrua në prani të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

"Rosneft" do të marrë 40% të këtij projekti. Kompania ruse do t’i japë kompanisë “PDVSA” një kredi prej 1.5 miliardë dollarë.

Nxjerrja e naftës do të fillojë në vitin 2016, ndërkohë që në 2017 ajo parashikohet të arrijë deri në 120 mijë fuçi në ditë.