Konkursi Ndërkombëtar i Pianistëve “Van Cliburn” do të startojë sot në Fort Worth (shteti i Texas) me pjesëmarrjen e 30 ekzekutuesve të rinj nga 12 vende të botës, duke përfshirë edhe pesë muzikantë të Rusisë.

Këtë vit, për herë të parë, ai do të zhvillohet pa themeluesin e tij legjendar, pianistin e famshëm Van Cliburn, i cili ndërroi jetë më 27 shkurt të këtij viti në moshën 78 vjeçare.

0Konkursi aktual i pianistëve, i cili është konsideruar si një nga më prestigjiozët në botë, u organizua në përkujtim të fitores së Van Cliburn në Konkursin Ndërkombëtar “Çajkovski” të vitit 1958 në Moskë.