Natën e kaluar ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare regjisori i famshëm rus Pjotër Todorovskij. Ai vdiq në një nga spitalet e Moskës pas një sëmundje të gjatë si rezultat i komplikimeve që pasuan inflamacionin e mushkërive, njoftuan të afërmit e tij.

Pjotër Todorovskij është bërë fort i njohur nga filmat e tij "Sakrifica e fundit" (russ. “Последняя жертва”), "Në ditën e festës" (russ. “В день праздника”), "Histori dashurie në kohë lufte" (russ. “Военно-полевой роман”) dhe të tjerë. Për shumë filma ai e ka kompozuar vetë muzikën.

0Pjotër Todorovskij është fitues i çmimeve të shumtë të festivaleve ndërkombëtare dhe kombëtare të filmit, midis të cilëve dhe Festivalit të Venecias në vitin 1965 për filmin "Besnikëria" (russ. “Верность”).