Drejtori i FBI-së, Robert Mueller, në një takim në Uashington me Kreun e Ministrisë ruse të Punëve të Brendshme, Vladimir Kollokolcev, e falenderoi atë për ndihmën e dhënë Shteteve të Bashkuara nga ana e palës ruse, pas sulmit terrorist në Maratonën e Bostonit, duke shprehur shpresën për bashkëpunim të mëtejshëm.

0Vladimir Kollokolcev, nga ana e vet, bëri thirrje për të përpunuar bashkarisht metodën e luftës kundër kërcënimeve të tilla. Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë ka qenë me një vizitë pune në SHBA, ku mbajti një sërë takimesh me krerët e dikastereve ushtarake.