0Skandali shpërtheu në prag të vizitës së parë të Kryetarit të qeverisë së Kinës, Li Keqiang, në Evropë.

Kryeministri i Këshillit Shtetëror të Kinës, Li Keqiang, do të vizitojë Zvicrën dhe Gjermaninë. Pikërisht këto dy vende janë ndër importuesit më aktivë të paneleve diellore nga Kina. Në Gjermani një sërë kompanish kineze disa vjet më parë, në kuptimin e plotë të fjalës, "blenë totalisht" zhvilluesit dhe prodhuesit lokalë të këtyre produkteve. Kur fakti i ekspansionit flagrant kinez bëri bujë të madhe në vend, doli se ishte tepër vonë - prishja e kontratave është e mbarsur tashmë me rrezikun e falimentimit të gjithë industrisë.

Pikërisht atëherë evropianët dhe nisën luftën tregtare, e cila tani po vjen duke fituar vrull. Me fërkimet mes BE-së dhe Kinës, ka shumë gjasa, të merret tani OBT-ja, mendon eksperti rus i Institutit të Evropës Vlladisllav Bjellov:

- Unë mendoj se kjo kontradiktë do të bëhet objekt shqyrtimi gjyqësor në instancat përkatëse gjyqësore dhe në strukturat e OBT-së. Për Organizatën Botërore të Tregtisë, për normat dhe rregullat e tregtisë ky skandal është një minus i madh.

Dështimi i negociatave mbi çmimet e paneleve diellore kineze i hodhi benzinë zjarrit të luftës tregtare. Po piqet për shpërthim edhe një tjetër skandal, të cilin e provokoi vendimi i Komisionit Evropian për zhvillimin e hetimeve anti-dumping dhe anti-subvencion në lidhje me pajisjet e prodhuara në Kinë për telefoninë celulare dhe sistemet e Rrjetit (Web). Në këtë rast, arsye për një vendim të tillë nga ana e Komisionit Evropian nuk ka, thotë analisti politik rus Mihaill Deljagin:

- Rregullat e OBT-së dhe normat e së drejtës europiane parashikojnë dënim shumë të rreptë për konkurrentët e jashtëm. Por për të “merituar” një ndëshkim të tillë konkurrentët e jashtëm duhet t’i shkaktojnë dëm ndonjë kompanie evropiane: të çojnë, për shembull, në reduktimin e fitimeve të saj, në mbylljen e vendeve të punës në territorin e Evropës. Ky i tanishmi është rasti i parë kur nuk ka të prekur apo të dëmtuar, ndërsa fajtorët tashmë janë etiketuar, janë bërë publikë. Sepse, në të vërtetë, në BE nuk ka kompani që të kenë apeluar tek Komisioni Evropian me ndonjë ankesë kundër prodhuesve kinezë të pajisjeve për telefoninë celulare dhe sistemet e Rrjetit (Web).

0Vizita e parë e Kryeministrit të Këshillit Shtetëror të Kinës, Li Keqiang, në Evropë, e cila pritet të fillojë të premten, është zymtësuar tashmë nga të paktën dy skandale të bujshme tregtare. Nëse incidentet janë provokuar qëllimisht për t’i treguar dhëmbët Kinës, Li Keqiang mund t’i tregojë atëherë grushtin kinez evropianëve. Dhe të mos hapë valixhen e vet me të holla, për të cilat ka dëshpërimisht nevojë BE-ja aktualisht.